“I hapi rrugën financimit të inceneratorit”, Këlliçi: SPAK-u ka hequr provat për Veliajn

“I hapi rrugën financimit të inceneratorit”, Këlliçi: SPAK-u ka hequr provat për Veliajn

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se SPAK-u në mënyrë të qëllimshme ka hequr prova nga dosja ku Erion Veliaj sipas tij shihet qartë që është i implikuar në inceneratorin e Tiranës.

Sipas Këlliçit në relacionin e kërkesës për arrestim të Arben Ahmetaj, SPAK rendiste gjithashtu prova dhe fakte të komunikimit të Erion Veliajt me ministrin e financave të atëhershëm, Shkëlqim Cani, ku ky i fundit e refuzonte kërkesën e tij për financim të incineratorit të Tiranës. Ndërkohë pas largimit të Canit, ku në krye erdhi Arben Ahmetaj, qëndrimi i Ministrisë së Financave nuk ndryshoi dhe sërish kërkesa e Veliajt refuzohej. Sipas Këlliçit këto shkresa zyrtare midis institucioneve nuk janë përfshirë në vendimin e publikuar më 7 Dhjetor.

“Në 109 faqe të vendimi t të 7 Dhjetor për arrestimin e 15 anëtarëve për aferën e inceneratorit, aty nuk përmendet asnjëherë emri I Erion Veliajt. Ndërkohë që në relacionin e kërkesës për arrestimin e Arben Ahmetajt, të firmosur nga Altin Dumani, aty përmendet 3 herë emri i kryetarit të bashkisë; përmendet prova dhe fakte, komunikime elektronike të gjendura midis Taulant Tushës dhe Klodian Zotos. Janë hequr prova dhe shkresa që kanë qenë pjesë e relacionit të muajit korrik të këtij viti. Komunikime të Erion Veliajt me ministrinë e Financave, përkatësisht me Shkëlqim Canin, ku ai e refuzon kërkesën e Veliajt për të financuar inceneratorin e Tiranës; dhe më pas kur ai zëvendësohet nga Arben Ahmetaj, ky është dhe më I ashpër me Veliajn duke I refuzuar 4 herë kërkesën e Veliajt për të financuar inceneratorin. Këto shkresa çuditërisht janë zhdukur. Nuk janë pjesë e këtij vendimi dhe aktualisht hetimi vazhdon të jetë i hapur. SPAK-u në mënyrë të qëllimtë ka hequr provat.  

Ka një vendimmarrje të qartë të Veliajt që njofton ministrinë e Mjedisit që kanë përfunduar studimin e fizibilitetit duke ndryshuar mënyrën. Këtë vendim e ka marrë Erion Veliaj. Këto janë vendime politike. Në shkresën e muajit maj 2017 ai e fut bashkinë e Tiranës për 30 vite të paguajë 91 milionë euro për këtë projekt. Në këtë moment Veliaj nuk i ka patur votat e Këshillit Bashkiak për të kaluar këtë vendim. Ai ka firmosur vetë!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy