Karanxha: Gara për kreun e SPAK do të jetë më e lirë, por mund të ketë rekomandime nga SHBA

Karanxha: Gara për kreun e SPAK do të jetë më e lirë, por mund të ketë rekomandime nga SHBA

Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e lajmeve të MCN Tv se gara për kreun e KLP-së do të jetë më e lirë sesa gara paraardhëse. 

Më tej, Karanxha tha se mund të ketë rekomandime nga SHBA, por nuk do të ketë ndikime si më parë.

 

Mendimi im është që rekomandime mund të ketë. Është strukturë që ka pasur gjithë kohë asistencën e SHBA-ve. Duke pasur parasysh ndryshimin e politikës së jashtme të SHBA, nuk do të jenë ndikime siç kanë qenë më parë, që erdhi ambasadori që bëri takim kokë më kokë me anëtarët e KLP-së. Mund të ketë një farë sugjerimi, rekomandimi, por jo ndërhyrje ndikuese. Do të jetë gara më e lirë. Dhe kandidatët vetë do të bëjnë lobime të ligjshme. Kandidatët do të bëjnë fushatë. 

 

Gara është e fortë. Prokurorët e SPAK kanë pasur çështje të rëndësishme. Kandidatët i plotësojnë kriteret. 

Karanxha tha se dhe pas largimit të Dumanit institucioni do të vijojë punën.

 

Çdo kërkesë që bëhet fizikisht, bëhet publike, emra që qarkullojnë. Të drejtën për të garuar e kanë të gjithë prokurorët e SPAK. Ka dhe prokurorë që nuk dua të bëhen në shef, se është më rrallë në gjyq dhe merren me problematika administrative. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy