Xhesika i bëri surprizë takimin me Luizin, nëna Nadire: Më lanë dhimbjet e këmbëve kur e takova

Xhesika i bëri surprizë takimin me Luizin, nëna Nadire: Më lanë dhimbjet e këmbëve kur e takova

Xhesika Elezi ish-konkurrente e Love Island dhe gjyshja e saj Nadire rrëfejnë në emisionin “Zgjohu me MCN”, marrëdhënien e veçantë mes tyre.

Gjyshja u surprizua për festën e 8 Marsit nga një takim që i organizoi Xhesika me Luiz Ejllin.

Më dhembin këmbët, sa shihja Luizin nuk më dhembnin më këmbët, kam dy djem, një në Itali, i madhi ka bërë aksident, ka vdekur, kur shihja atë, kujtoja çunat e mi.

Më duket sikur s’kishte fat. Ai kishte fat shumë të mirë dhe më vinte keq. Nuk e njihja fare Luizin, por më pëlqente Shkodra se kam qenë, kam pasur burrin montator dhe kam ndenjur një vit atje.

Xhesika na ka ardhur në jetë në një moment që sa na kishte vdekur djali në aksident, Xhesi na mbajti të gjallë na mbajti në jetë.

Kur iku vajza me Xhesin në Itali, ishte 3 vjeç, atëherë burri thoshte nuk do punoj më, e kishim si vajzën tonë.

Na largoi dhimbjen, na mbante mendjen e kokës.

Për 8 Marsin bëhej festë, Alban Skënderaj më pëlqente si këngëtar, ia kam futur në gjak dhe kësaj, se asaj i pëlqente Shpat Kasdapi.

I thosha dëgjo Albanin, i pëlqeu dhe pastaj e ndiqte, e dëgjonte. Kur mësova për Luizin në festë, mu mbushën sytë me lot.

I thashë Xhesit, pse s’më tregove, më ikën dhimbjet e këmbëve kur e takova.

Ndërkohë Xhesika tregon se si i përgatiti surprizën nënës, duke i kërkuar që të vishej dhe të bëhej gati pasi do e çonte te koncerti i Alban Skënderaj.

Më tha ç’dua unë në koncerti, më dhembin këmbën. Hajde tani i thashë se biletat janë të prera.

Prezantuesi tha se do jetë Albani dhe të ftuar special kemi Luiz Ejllin, aty u emocionua.

Ndërsa duke folur për marrëdhënien e saj me Denisin, Xhesika tha se historia familjare të influencon dhe se ajo ka qenë shumë e lidhur dhe me nënën dhe me mamin dhe frymëzimi i dashurisë së gjyshes me gjyshin e ka ndjekur gjithë jetën.

Një diçka shumë e çuditshme më ndodhi dhe mua, luftova për këtë dashuri dhe ja ku jemi sot dhe nëna e ka njohur Denisin.

Marrëdhënia e nënës me Denisin ka ardhur në pikën që të bëhem xheloze unë me nënën time. Pinë kafe bashkë.

Familja që kur kam qenë e vogël, ka qenë pjesa më e rëndësishme ime. Nga Italia erdhëm në Londër. Nënën e kemi pasur me vete.

Ndërkohë nëna Nadire tregon historinë e veçantë të njohjes me të shoqin, se si la Korçën për të shkuar në Laç dhe se familja e mohoi.

Lashë Korçën dhe nuk më pranuan njerëzit në shtëpi, se e mora malok burrin. Nuk lashë Korçën për Laçin, e lashë për dashurinë.

Burri çonte linjën e qymyrgurit në Drenovë. Nuk i kisha mbushur 20 vjeçe. Këtij i kishin thënë motrat me që vajte në Korçë, mos na hajde pa nuse.

Në kohën që vilnim mollët, vinin vajzat e reja për të ndihmuar fermerët, shkonim e vinim përditë për të vjelë mollët.

Një ditë na doli te rruga. Dhe tha me që jeni te mollët na sillni ca molë, se na vijnë ca njerëz nga Tirana. Në fillim nuk më bëri përshtypje.

I morëm ca mollë, se atje dhe nuk shiteshin. Kisha një pecetë që merrnim bukën dhe mbasi hëngrëm, pecetën e mbusha me mollë.

Kur u kthyem ishim dy shoqe të ngushta. Tani kush do i çonte atje. Kishim frikë të afroheshim. Dërguam një fëmijë të vogël dhe i ra derës.

Doli një djalë atje. Ore ku është përgjegjësi juaj. I foli, doli Rizai dhe po qeshte. Ua i sollët... Nuk e kuptoja nga dialekti.

Faleminderit shumë tha se na vjen drejtori nga Tirana. Në fillim fare, për momentin asgjë. Po e respektonim. Deshi të na jepte lekët, ne nuk duam lekë i thamë.

Ne i morëm atje ku i ambalazhoheshin arkat për eksport. Ne duhet të hanim mollët e krimbura, ndërsa mollët e bukura, i paketonim, ne i morëm nja 10 kokrra mollë nga të eksportit. Ia dhamë mollët.

Rrezikuam tamam dhe ku i morëm dhe ku i sollëm, se na shikonin komshinjtë dhe thoshim se çfarë duan ato këtu. Pas nja dy ditësh doli prapë te rruga.

Sebepi qe për të kthyer pecetën. Por ne e lamë pecetën. Kush e kishte nga ju tha. Ai e dinte shumë mirë që qe e imja se unë ia dhashë, më tha shumë faleminderit.

Nuk duam lekë i thashë, e mora pecetën të mbështjellë dhe e futa në çantë. Shkuam te puna, do hanim drekë, shyqyr që nuk e hapa pecetën aty.

Ishte katrore, në cepin e pecetës kishte shkruar diçka. Ai ishte i sigurtë, kishte pyetur se e kujt ishte peceta, kishte shkruar të dua, më pëlqen, je vajzë shumë e mirë, dua të takohemi.

U trondita me thënë të drejtën. Nuk mu bë qejfi fare, se ishte frikë. Ishim shumë të reja. Ky futi njerëz, por babai tha se sikur një këmbë të ketë vajza ime, unë nuk ia jap këtyre që vijnë nga ana e anës.

Një lule verdhë ia kishte vendosur në pecetë, që ka aromë. Edhe trëndelinën. E kishte vendosur. E thërmova dhe e hodha.

Vinin në çezmë për të mbushur ujë. Vinte te çezma dhe më thoshte a ka mundësi ta mbush me ujë. Mbushe dhe ik i thosha unë se kishte njerëz të tjerë në radhë, aty më njohu, kur mbushte ujë të ftohtë.

Nuk bëra ndonjë takim me të, vetëm se shiheshim, u dashuruam me shikim. Asgjë tjetër nuk bënim, se babai më vriste.

Kaluan nja dy muaj e mbaruan linjën dhe do transferoheshin në një vend tjetër. Më pëlqente ishte njeri shumë i mirë e pëlqente gjithë vendi.

Ai me mua nuk u takua dot, por më çoi fjalë se ne nesër do ikim në Pogradec dhe nëse më do dhe do vish me mua, do vish në orën 3 të natës me mua.

Dola, më mori në makinë dhe kemi shkuar direkt Turizmi i Pogradecit. Më qerasi me çokollata. Ai ishte 30 vjeç, kishte një farë moshe.

Ishte shumë simpatik, i pashëm, i plotësonte të gjitha. Ai më çoi te një shoku i vetë i ngushtë, në një fshat të Pogradecit dhe më mbajti aty dy javë, deri sa bëri dorëzimet e punës.

Babai nuk do i bënte gjë këtij, por kishte thënë për mua se e kam futur në listën e të vdekurve.

Mbas katër vitesh më erdhi motra me xhaxhanë i cili ishte komunist dhe kritikohej gjithmonë se mbesa juaj ka marrë një njeri shumë të mirë dhe ju nuk e pranoni dhe xhaxhai për tu mbushur mendjen vjen dhe motra ime në Laç.

Nuk e kam vuajtur fare distancën me familjen, se kam kaluar shumë mirë me atë njeri, kur shkonte me shërbim, i jepnin një banesë të vogël dhe më merrte me vete. Ai më merrte me vete.

E kam përjetuar shumë keq vdekjen e bashkëshortit 61 vjeç, e kam vuajtur shumë se ai më mbante pas vdekjes së djalit.

Mbas 6 vjetëve të djalit mu vra burri në aksident. Kur qaja për djalin më thoshte mjaft Nadire, se djali është dhe pjesë e imja.

Edhe ai e përjetoi shumë keq humbjen e djalit, ishte fëmija i parë 23 vjeç.

Nuk duhet ti duash njerëzit shumë, se po ti duash shumë, ndodh diçka.

Kam pasur një burrë të veçantë. Ka qenë njeri shumë i mirë.

Në vijim, nëna Nadire tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Denisin, por shtoi se nuk i ka përfunduar punët akoma dhe se ka përgjegjësi.

Ti çojë gjërat deri në fund, se ai ndenji një herë një vit. I kam lënë që të merren çik bashkë. E di ai se çfarë pres unë.

Unë dua që Xhesi mos të më mërzitet për asnjë gjë. Xhesi ka dhe një motër më të vogël në Itali, asaj i thosha bëj çfarë të duash.

Unë mbas këtyre kam ndenjur gjatë gjithë kohës. Denisi është djalë shumë i mirë, nuk dua që Xhesio të më mërzitet asnjëherë, se Xhesi është shumë e rregullt.

E duan të dy njeri tjetrin, unë kam besim te Deniosi.

Nga ana e tij Denisi tregoi se i ka shumë të mira marrëdhënien me nëna Nadiren, “më të mira se dhe me Xhesin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy