Debate në Komisionin e Ligjeve/ Gjiknuri përplaset me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

Debate në Komisionin e Ligjeve/ Gjiknuri përplaset me Manjën: Më jep fjalën ose po largohem

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u shoqërua me debate të forta, jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës, por edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste.

 

Në qendër të diskutimeve ishte projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për mbrojtjen e tokës bujqësore", ku një pjesë e debatit u përqendrua te ndikimi që mund të kenë impiantet ‘eolike’ në sipërfaqet bujqësore.

 

I pari që ngriti shqetësimet ishte deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili kundërshtoi instalimin e impianteve eolike, duke argumentuar se ndërtimi i tyre kërkon ndërhyrje të konsiderueshme në tokë dhe krijimin e bazamenteve të mëdha prej betoni.

 

Qëndrimit të tij iu bashkua edhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, i cili kërkoi më shumë sqarime nga përfaqësuesit e administratës për mënyrën e vendosjes së këtyre strukturave. 

 

Gjiknuri kundërshtoi argumentin se kullat e impianteve mund të instalohen pa bazamente betoni, duke theksuar se bëhet fjalë për konstruksione të përmasave të mëdha që kërkojnë ndërhyrje të rëndësishme në terren.

 

Në votimin për nenin 1 të projektligjit, Gjiknuri votoi kundër, duke iu bashkuar dy deputetëve të opozitës.

 

Debati u tensionua më tej kur deputeti demokrat Gent Strazimiri kërkoi të vijonte me pyetjet e tij, por kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, nuk ia dha fjalën.

 

Më pas, edhe Damian Gjiknuri kërkoi të ndërhynte për të sqaruar qëndrimin e tij, por sipas debatit të zhvilluar në sallë, edhe atij iu refuzua fjala. 

 

Kjo solli një përplasje mes dy deputetëve socialistë, ku Gjiknuri reagoi duke i kërkuar Manjës t'i jepte të drejtën e fjalës.

 

Strazimiri: Kam pyetje.

Manja: U ezauruan.

Strazimiri: Po unë s’kam mbaruar gjimnazin bujqësor. Kam pyetje për ty.

Manja: Po.

Strazimiri: Fakti që në projektligj kanë sjellë edhe shënimin “eolik”, ka një problem këtu. Është një instrument që jepet në dorë edhe të njerëzve të papërgjegjshëm në të ardhmen. Urgjenca që keni për këtë ligj do të thotë se po bëni dëm. Nuk po na lini të sqarohemi.

Manja: Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre (Bylykbashi, Strazimiri dhe Gjiknuri).

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të iki fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin.

Gjiknuri: Në rregull, po largohem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy