
Analisti Ilir Kalemaj i ftuar në studion e lajmeve të MCN, u shpreh se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do jenë i vetmi test real për matjen e votave mes Bashës dhe Berishës.
Sipas Kalemajt për herë të parë në 30 vjet Shqipëria ka zgjedhje 3-polare, pra mazhoranca, dhe opozita brenda saj. Sipas analistit nevojiten mekanizma zhbllokues për zgjedhjet dhe ndër to është reforma territoriale, ndikimi nga ndërkombëtarët dhe ndryshimi i sistemit elektoral në mënyrë që parti të reja të hyjnë në zgjedhje.
“Këto zgjedhje janë të vetmet ku do të matet vota. Në zgjedhjet e grupit parlamentar dominon numri I Bashës. I vetmi test real janë këto zgjedhje. Janë të detyruar të dalin me sigla të ndryshme.
Politika është realiste. Në kushtet kur jemi favorizohet Rama dhe pse para ca kohesh shprehën objektivat për 4 nga 6 bashkitë. Kanë kushtet që të marrin dhe 6 bashkitë. Më mirë një fund I tmerrshëm se një tmerr pafund.
Në këto zgjedhje fitojnë të gjithë, fiton Rama, fiton PD e Bashës nëse dalin mirë dhe fiton dhe foltorja nëse arrijnë të kenë një votë më tepër në këto bashki. Legjitimohen në skenën politike. Për herë të parë në këto 30 vjet është 3polare. Kemi patur parti skizmë, inati, por këto parti nuk I kanë mbijetuar skenës politika. Numrat ngelen për tu verifikuar. Deputetët e LSI me shumë gjasa do I bashkohen Berishës. Nuk do të kemi vetëm opozitë brenda mazhorancës, por edhe brenda opozitës. Zgjedhjet lokale të vitit tjetër do të parashikojnë dhe zgjedhjet parlamentare.
Durrësi është një barometër politik dhe në këtë sens është e rëndësishme se të përcaktohet kush ka më shumë vota. Balanca e fuqisë është ai që përcakton kushtet, Vitin tjetër është testi I vërtetë. Në zgjedhjet lokale kemi parë vendosen baronë dhe sekserë, nuk kemi parë intelektualë.
Kjo është mundësi për politikën të vendos kandidatë që nuk janë arrestuar më parë dhe ky është testi që duhet të lëvizë.
Pse në Kosovë u detyruar të marrë Përparim Ramën nga Londra dhe të kandidonte, sepse ka rëndësi kandidati I papërfolur I duhur.
Basha në një anë është mes dy zgjedhjeve të pamundura dhe nëse ai guxon dhe vë një kandidat nga jashtë baza e partisë do të rebelohet dhe pastaj do të thonë prapë për zgjedhjet jo meritokratike.
Janë disa gjëra që mund të zhbllokojnë situatën, e para reforma territorial prodhojnë një salamandër elektorale. …Që të votohen kandidatët më të mirë, ky është një mekanizëm zhbllokues. I treti vjen nga jashtë përmes listave, sanksioneve dhe ky është një mekanizëm tjetër. Këto të treja mund të hapin lojën dhe të japin element të rinj. Është një element të 4, me këtë sistem elektoral është e pamundur hyrja e një force të re politike.”, u shpreh Kalemaj.



