Thaçi: Na jepni pasaporta shqiptare që të lëvizim lirshëm, Meta: Kjo nuk është zgjidhje

Thaçi: Na jepni pasaporta shqiptare që të lëvizim lirshëm, Meta: Kjo nuk është zgjidhje

Në përfundim të takimit dypalësh, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar homologut shqiptar, Ilir Meta, që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare, në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë. Meta tha se nuk është zgjidhje, pavarësisht dëshirës së mire, ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.

Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës t’u jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevojë. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë”, tha Thaçi.

Ndërsa presidenti Meta theksoi se kjo nuk mund të jetë zgjidhje, pasi çështja e demarkacionit nuk ka bllokuar vetëm liberalizimin e vizave.

“Përgjigjja më e mirë është  ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë çështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy