
Një ditë pasi Kuvendi me 72 vota të socialistëve vendosi të shmangë Gjykatës Kushtetuese duke marrë përsipër ta bëjë vetë intepretimin e papajtueshmërisë së mandatit t ëish-ministres Olta Xhaçka, bashkëshorti I së cilës u shpall investitor strategjik për një resort me 5 yje në Gjilekë të Himarës, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Jorida Tabaku përpara krerëve të drejtësisë dhe në krah të ambasadorit të Bashkimit Europian, i bëri thirrje mazhorancës të respektojë vendimet e drejtësisë, duke akuzuar se po tenton të marrë atributet e saj.



