Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibob. Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në aksidentin, ku u përfshinë dy makina dhe një motor.

Nga të dhënat e para mësohet se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa më pas në aksident janë përfshirë edhe pasagjerët e një autobusi të ndaluar, të cilët kishin zbritur për të parë aksidentin, por janë goditur nga një tjetër automjet, i cili ka lënë të plagosur disa prej tyre.

Mësohet se viktimat janë Fetah Shahaj, 64 vjeç dhe Durim Lamaj, 50 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë Haxhi Lamaj, Menyre Lamaj, Agron Cocalli, Jorgo Meraj dhe Sokol Dhima.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy