Në një intervistë për MCNTV, Mustafa Nano komentoi ngjarjet në Lindjen e Mesme.
Sipas tij, Irani po rezulton të jetë një tigër prej letre.
Të paktën në këto ditë të para të luftës. Kjo gjë duket edhe te fakti që autoritetet e shtetit islamik janë duke kërkuar mediatorë në Gjirin Persik, Kuvajtin, Katarin, etj, prej të cilëve do shpresojnë që t’i përcjellin SHBA-ve vullnetin e tyre për të negocjuar paqen me Izraelin në këmbim të fundit të bombardimeve, por edhe gatishmërinë ëpr të negocjuar mbi armët bërthamore. Nëse ëhstë kështu, atëherë bombardimi i Iranit nga ana e Izraelit e paska bërë efektin.
Sigurisht, këto janë konsiderata të ditëve të para. Do duhet të presim që të kuptojmë më shumë qoftë mbi përthyerjet që mund të ketë kjo luftë, qoftë mbi balancën e forcave, Izraeli ëhstë një shtet i vogël, por shumë i avancuar teknologjiksht dhe i fortë ushtarakisht. Madje, edhe nga një krahasim i GDP-ve, Izraeli nuk del keq, edhe pse është shumë i vogël në popullsi e territor e burime natyrore.
Nano tha më tej:
Amerikanët bëjnë përpjekje për të treguar se nuk kanë gisht në atë që po ndodh, por tanimë e dinë të gjithë se kjo nuk ëhstë e vërtetë. Netanjahu e përmend vazhdimisht SHBA-të, madje edhe Trumpin. Ai flet çdo ditë, madje edhe disa herë në ditë, me presidentin amerikan. Por nga ana tjetër, amerikanët duken disi të pasigurt mbi atë që duhet të bëjnë. Kanë frikë se situata u del nga kontrolli. Nëse Iranit nuk i lihet rrugë tjetër, Irani mund të bllokojë kalimin e naftës në gjirin persik, por edhe mund të bombardojë puse nafte në vendet e Lindjes së Mesme, duke bërë kështu që çmimi i naftës të shkojë në nivele të panjohura më parë. Kjo do të sillte probleme për ekonomminë botërore, për rrjedhojë edhe për ekonominë amerikane. Irani gjithashtu mund të kryejë goditje mbi trupat amerikane në dislokuara në Lindjen e Mesme, gjë që do ta dobësonet shumë autoritetin e Trumpit. Më në fund, Irani mund të tentojë ta hapë luftën, duke goditur ndonjë shtet tjetër në rajon, gjë që do përfshinte drejtëprdrejtë amerikanët në krah të Izraelit, për pasojë edhe rusët apo kinezët në krah të Iranit. Por kjo e ffundit ëhstë një hipotezë pa shumë bazë. Po të ishte kështu, Irani nuk do kishte shfaqur shenja dobësie me kërkesat për t’i dhënë fund luftës.
Izraeli ka vepruar këtë herë me ptretekstin se iranianët janë fare pranë krijimit të bombës së tyre bërthamore. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë kemi një arsye të mirë që e justifikon reagimin e Izraelit. Autoritete të rëndësishme të Iranit kanë kërcënuar Izraelin disa herë me zhdukje nga faqja e dheut, apo nga harta e botës. Në këtë situatë pra, nuk mund të pritet tjetër gjë nga Izraeli. Kush i kërkon të bëjë duitm ëhstë si t’i kërkojë të presë zhdukjen e vet. Por ne nuk dimë se deri në ç’masë duhet t’u zëmë besë pretendimeve izraelite, që iranianët ishin vetëm disa ditë apo javë larg krijimit të bombës bërthamore.



