Një zjarr ka përfshirë sot një apartament në një kompleks pallatesh në zonën e Komunës së Parisit.
MCN TV ka siguruar pamjet që tregojnë flakët dhe shtëllungat e zeza të tymit në vendngjarje.
Zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.
Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet për shkëndijë elektrike.
Në njoftimin paraprak të policisë bëhet me dije se:
"Më datë 20.01.2025, rreth orës 11:05, në rrugën ‘Tish Daija, ka rënë zjarr në katin e katërt të një ndërtese. Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve .Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit".



