Zgjohu me MCN/ Alushi: Studimet për pastiçier në Paris më mësuan disiplinën. Kam gatuar mbi 300 ëmbëlsira

Zgjohu me MCN/ Alushi: Studimet për pastiçier në Paris më mësuan disiplinën. Kam gatuar mbi 300 ëmbëlsira

Dritjon Alushi, një i ri nga Cërriku, student në njërin ndër Universitetet më të njohura për pastiqeri në Paris, ka arritur të studiojë dhe të punoj njëkohësisht, duke ja dal të jetë ndër të parët në atë universitet.

20-vjeçari rrëfen për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN’, historinë e dashurisë për artin e ëmbëlsirave që lindi nga e ëma, pastiçiere me përvojë.

Prej një viti e gjysmë punoj në njërin ndër butikët më të njohura të pastiqerisë në Paris pas dy viteve studimeve në Universitetin prestigjioz të kulinarisë “Le cordon Bleu”.

Dashurinë për ëmbëlsirat e kam të brumosura nga mami, e para pastiçiere në Cërrik, e cila së bashku me babin, hapën në fillimet e demokracisë, pastiçerinë atje.

12 vjeç e kam realizuar ëmbëlsirën time të parë, ka qenë e njohur në atë kohë, rafaelo me arrë kokosi.

Direkt pas gjimnazit, u thashë prindërve që do shkoj në këtë universitetin në Paris dhe më kanë ndjekur dhe përkrahur në ëndrrën time. Ndoqa ëndrrën e mamitë dhe timen njëkohësisht.

Pastiçieri i ri thotë se duke punuar dhe studiuar njëkohësisht, ka arritur të realizoj mbi 30 ëmbëlsira të tij, të cilat i poston edhe në rrjete sociale dhe marrin vëmendje nga tërë bota.  

Ëmbëlsirën më të mirë besoj e kam arritur për mbrojtjen e provimit të fundit në universitet, ishte një ëmbëlsirë që quhej ‘heareth’. Ishte e frymëzuar nga historia e familjes time, duke qenë që unë jam më origjinë çame dhe ëmbëlsira ishte me shegë, vaj ulliri dhe fistik. Pra, një traditë çame në një histori franceze.

Në postimet që ndaj në instagram, kam diku mbi 300 ëmbëlsira të cilat i kam realizuar më dashuri.

Po mendoj edhe të gjitha ti ruaj në një koncept libri, por që do të jetë fillimisht vetëm për mua, për të ndihmuar veten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy