Kakavijë, drogë në kofanon e automjetit, 3 në pranga

Kakavijë, drogë në kofanon e automjetit, 3 në pranga

Tre persona janë arrestuar nga Policia Kufitare e Kakavijës nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Blutë kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 18.4 kg kanabis sativa që ishte fshehur në kofanon e nje automjeti tip "Nissan" që drejtohej nga një prej të ndaluarve.

 

Shtetasit e arrestaur janë Paulin Brahimi drejtues i mjetit, Kastriot Llupi si dhe Vilson Rushi të dy pasagjerë.

Këta persona janë ndaluar në dalje të fshatit Vrisera, ku policia pas një kontrolli evidentoi e më pas sekuestroi lëndën narkotike që ishte ndarë në 10 pako të mbështjella me natriban.

Për hetime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikim të lëndëve naroktike i kryer në bashkëpunim”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy