Ministri i Brendshëm reagon për super-aksionet anitikanabis të policisë

Ministri i Brendshëm reagon për super-aksionet anitikanabis të policisë

Aksionet e policisë së shtetit në mbarë vendin në kuadër të luftës antikanabis, të cilat rezultuan me sekuestrimin e mbi 20 tonëve cannabis sativa janë përgëzuar edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.

Duke shprehur falënderime dhe mbështetje të plotë uniformave blu në këtë rrugë që kanë ndërmarrë, Demiraj garantoi se vendi ynë do të dalë nga harta e trafikut ndërkombëtar të drogërave në botë.

"Pergezoj Policinë e Shtetit për vazhdimësinë e Operacioneve ne mbare vendin, për luftën pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit te Kanabisit.

Kapja dhe asgjesimi i sasive te grumbulluara nga viti kaluar është prioritet mbi prioritetet. Suksesi i sotem i sekuestrimit te shume tonelatave kanabis ne Vlore dhe mbare Shqipërinë do te jete modeli i punës tone deri ne pastrimin e plote dhe kontrollin e territorit.

Siguroj te gjithë efektivet e përkushtuar te Policisë se Shtetit se do te kene mbështetjen e plote te Ministrit te Puneve te Brendshme per arritjen e objektivave strategjike për heqjen e Shqipërisë nga harta e trafikut ndërkombëtar te drogave.", shkruan Demiraj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy