Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, thotë se largimi i të rinjve po vë në rrezik skemën e pensioneve. Në studion e MCN Economy, Muço tha se për shkak të emigracionit, mosha mesatare është ngritur nga 26.7 vjeç para 10 vitesh, në 37.4 aktualisht. Me këto ritme sipas tij, në 2050 do ketë vetëm pensionistë.
Po largohen çdo ditë e më tepër, Shqipëria po tkurret çdo ditë e më tepër. Është rritur mosha mesatare, jemi në 37.4 vjeç. Po largohen të rinjtë, mbeten pensionistët. Ata që gjenerojnë vlerë të shtuar ikin, ata që mbeten konsumojnë vlerë të shtuar. Kjo do të thotë se shumë shpejt mund të kemi një kolaps të sistemit të pensioneve. Të rinjtë duan të ikin, sipas UNDP mbi 70% e studentëve universitarë duan të ikin jashtë vendit.
Në periferi po kalojmë te klasat kolektive për shkak të rënies së numrit të nxënësve. Si pasojë, bie cilësia e mësimdhënies.



