Zhapaj: Buxhet i pamjaftueshëm për arsimin, mësimi online kërkon kushte (VIDEO)

Zhapaj: Buxhet i pamjaftueshëm për arsimin, mësimi online kërkon kushte (VIDEO)

I ftuar në studion e TVT, pedagogu dhe eksperti i arsimit Albano Zhapaj, ka kritikuar pos tjerash qeverinë për alokimin e fondeve të pakta në arsim. Buxheti i pamjaftueshëm, keqmenaxhimi i situatës në këtë peridhë pandemie, përgatitja e vështirë për tregun e punës dhe procesi i lënë përgjysmë i akreditimit, ishin disa prej shqetësimeve kryesore që u diskutuan.

“Reduktim i numrit të studentëve do të thotë reduktim financimesh për  arsimin e lartë, arsimi i lartë financohet nga buxheti i shtetit. Kuptohet që ulja e financimeve për këtë strukturë, bënë që familjet shqiptare ta përballojnë nga xhepi i tyre shkollimin e fëmijve të vet. Ne e shikojmë përdit që është rritur numri i studentëve në universitet private, çka përkthehet me para të kursyera nga buxheti i shtetit të cilat nuk shkojnë më në unverstitetin e shtetit por kanë një destinacion tjetër”.

Eksperti Zapaj, thotë se është mëse evidente që mësimi online është i pamundur në Shqipëri, meqë sipas tij, shume nga familjet shqiptare e kanë të papërballueshme krijimin e kushteve teknike për procesin e mësimit online për fëmijët e tyre.

“Kjo po progandohet më shumë, nuk bëhët mësuesi me një muaj trajnim, mësimi online kërkon shumë kushte të tjera, kërkon që zona në të cilën ndodhet nxënsi, te jetë e mbuluar me valë elektronike, ne nuk e dimë gjendjen ekonomike të familjeve, a janë në gjendje familjet të përballojnë këto mundësi, psh për mbushjen e telefonit, këto kompanitë a do të bëjnë oferta për nxënësit apo do të rimbursohen këta fëmijë, ose ata që nuk kamnë telefona celular, kompjutera, janë gamë e gjërë kushtesh për të realizuar mësimin online, sepse nuk duhen vetem që 33 mijë mësues, po prodhojmë dije fiktive, nota fiktive, është e pamundur të realizojmë mësimin interaktiv- nga mësuesi të nxënësi” .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy