
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ka paralajmëruar se hakerat e lidhur me qeverinë kineze po presin “vetëm momentin e duhur për një sulm shkatërrues” në infrastrukturën kritike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë një fjalimi në Universitetin e Vanderbilt, Wray zbuloi se një grup hakerash kinezë, Volt Typhoon, arriti të infiltronte disa kompani amerikane që operonin në sektorë kritikë, si energjia ose uji, sipas International Business Times.
Në fjalimin e tij, Wray theksoi më tej se Kina ka aftësinë për të shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën kritike të SHBA-së dhe se plani i hakerëve është të “sulmojnë infrastrukturën civile për të nxitur panik”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha në fillim të kësaj jave se Volt Typhoon nuk ka asnjë kontakt me qeverinë kineze, por është pjesë e një grupi kriminal të specializuar në “ransomware”.



