Papa Francescu uron Metën: Përgëzimet më të sinqerta për detyrën e re

Papa Francescu uron Metën: Përgëzimet më të sinqerta për detyrën e re

Vetëm tre ditë nga betimi i tij si presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë një urim nga Papa Francesco. Në mesazhin e dërguar nga Selia e Shenjtë, Papa Francesco i përcjell përgëzimet më të sinqerta z. Meta për detyrën e re dhe shpreson në angazhimin e tij për të forcuar solidaritetin dhe unitetin e qytetarëve shqiptarë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet.
Papa Francesco

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy