Harta e re gjyqësore/ Halimi: Eksperiment i dështuar i KLGJ-së, e përbërë nga njerëz mediokër

Harta e re gjyqësore/ Halimi: Eksperiment i dështuar i KLGJ-së, e përbërë nga njerëz mediokër

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi tha në emisionin “Fact Check” se harta gjyqësore ishte një eksperiment i dështuar nga KLGJ, e cila sipas tij përbëhej nga njerëz mediokër.

Halimi tha se duhet të bëhet një plan që nga 6 gjykata Apeli të paktën të hapen tre, pasi sistemi është në kolaps.

Asnjë afat 5-vjeçar s’është i arsyeshëm sipas Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Gjykata e Apelit të përgjithshëm është në kolaps, ashtu siç u fut në kolaps Gjykata e Apelit Administrativ. 4 vjet për të ardhur vendimi nga Gjykata e Vlorës në Gjykatën e Fierit! Gjykata e Apelit është në kolaps të jashtëzakonshëm, është një eksperiment i dështuar nga KLGJ, e përbërë nga njerëz mediokër.

Nëse një qytetari i duhej 1 vit për një gjyq në Apel, sot i duhen 15 vjet, kjo është pasojë e ekspertëve që e hartuan draftin, ata që e miratuan. Nëse s’do kishte ndodhur harta gjyqësore s’do ta kishim këtë kolaps. Gjyqtarëve dhe një pjese të avokatëve u interesonte, sepse shumica ishin me shtëpi në Tiranë. Të bëhet një plan që nga 6 gjykata Apeli të hapen tre. Gjykata duhet të ketë 75 gjyqtarë dhe ka vetëm 20.  Mungesa e llogaridhënies në sistemin gjyqësor është ulëritëse. Gjyqtarët që kanë kaluar Vetingun tani i japin llogari vetëm Zotit!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy