Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të marte në fshatin Lazarat, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me kullota dhe kanë rrezikuar banesat pranë.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave.
Aktualisht, situata është nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse po vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe eliminimin e çdo vatre të mbetur. Deri më tani nuk raportohet për banesa të prekura apo persona të lënduar.



