Qeveria duhet të rishpërndajë fitimet dhe tu vijë në ndihmë eksportuesve si sektori më i prekur nga rënia rekord e euros. Kështu sugjeron ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj e cila për MCN tha se monedha europiane do të vijojë të zhvlerësohet, të paktën deri në fund të sezonit veror.



