Publikohet fotoja e viktimes se atentatit te mbremshem ne Vlore. Policia e Shtetit ben me dije te tjera detaje qe hedhin drite mbi ngjarjen e rende qe tronditi Vloren, ku nje person mbeti i vrare ne atentat me arme zjarri.
Marjen Xhaferaj, 37 vjeç, u qëllua gjashtë herë me pistoletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe Policia bën të ditur se 37-vjeçari ishte në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person, i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Më pas autori është larguar në këmbë mes pallateve.
Viktima ka përdorur edhe disa emra të tjerë por jo me gjendje civile. Sipas bluve, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal. Mesohet se ne momentin qe eshte qelluar, ai ka qene i ulur ne lokal me nje tjeter person. Ka qene nje person qe i eshte afruar dhe e ka qelluar.



