
Për aktoren Ema Andrea, arti dhe në veçanti teatri, nuk është në momentin e vet më të mirë. Në studion e emisionit “Arnautistan”, Andrea tha se vetëm nëse ai bëhet pjesë e rutinës së të rinjve, mund të sfidojë në mënyrë të suksesshme emisionet reality dhe në mënyrë të veçantë ato që zgjodhi ti etiketonte si “mblesëri mediatike”.
Nuk është moment i mirë. Të kesh sasi spektatorësh nuk do të thotë se ia ke dalë. Arti ynë është spontan në kërkimet e veta apo mbërritjet e veta. Nuk është moment i mirë dhe nuk do të jetë derisa të konsumuarit art të mos bëhet pjesë e rutinës së qytetarëve të Shqipërisë. Nëse arti bëhet pjesë e rutinës së të riut, atëherë mediokriteti i disa programeve që pompohen si emancipuese do të jetë shumë më pak ndikues në Shqipëri. E kam për reality në përgjithësi. E kam fjalën edhe për dashurinë që shitet në pazarin mediatik. Këto mblesëritë mediatike, ku fyhet figura e gruas.



