Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Artur Zheji

Ndërron jetë gazetari dhe publicisti Artur Zheji

Ka ndërruar sot jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe publicisti Artur Zheji. 

Raportohet se ai ka pësuar arrest kardiak ndërsa po drekonte me familjen në restorant "Layos" në rrugën “Butrinti” në Sarandë.

Zheji ka ndërruar jetë gjatë transportit me ambulancë për në spital. 

I biri i eruditit të njohur Petro Zheji, Artur Zheji ka qenë i angazhuar për dekada në lëmin e publicistikës dhe gazetarisë. 

Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. 

Zheji ka patur role drejtuese në disa media si RTSH, Gazeta “Mapo” dhe së fundmi drejtonte emisionin politik “360 gradë”, që transmetohej në ABC News. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy