Departamenti i Antiterrorit në Stamboll ka arrestuar një person me emrin Liridon Rexhepi, që dyshohet se ishte udhëheqës i rrjetit financiar të Mossadit izraelit.
Anadolu Agency raporton se dyshohet se i arrestuari ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossadit në Turqi.
Sipas dyshimeve, i dyshuari ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës. Ai dyshohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi, që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.
Dyshohet Rexhepi ka transferuar para në Turqi edhe nga Kosova, përmes institucioneve mikrofinanciare e kriptomonedhave.



