Trump pranon takimin e të birit me rusët: Në politikë bëhet gjithnjë

Trump pranon takimin e të birit me rusët: Në politikë bëhet gjithnjë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pranoi se djali i tij është takuar me rusët në kullën Trump në vitin 2016.

Qëllimi i takimit ka qenë informimi në lidhje me kundërshtaren në zgjedhje, Hillary Clinton. Për Trump, takime të tilla janë tërësisht të ligjshme dhe janë bërë gjithmonë në politikë.

Trump është shprehur më parë se takimi ka pasur temë adoptimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Postimi i Trump në Tuiter është deklarata më e drejtpërdrejtë mbi qëllimin e takimit, pavarësisht se i biri dhe të tjerë janë shprehur se ai është zhvilluar me qëllim mbledhjen e informacioneve që do të dëmtonin kandidaten rivale në zgjedhjet presidenciale.

Në postimin e tij, Trump hedh poshtë lajmet e shpërndara nga CNN dhe Washington Post, sipas të cilave ai është i shqetësuar se i biri, Donald Trump Jr., mund të jetë në telashe me drejtësinë për shkak të takimin me rusët, përfshirë edhe një avokat me lidhje në Kremlin.

Trump thotë se nuk e dinte paraprakisht se një takim i tillë do të zhvillohej. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy