Fushatën e PS në Durrës për zgjedhjet e 2021, Rama ia beson administratorit të OSHEE, Ardian Çela

Fushatën e PS në Durrës për zgjedhjet e 2021, Rama ia beson administratorit të OSHEE, Ardian Çela

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit socialistë të qarqeve.

Në përfundim të takimit, mësohet se në takim u diskutua rreth organizimit të parlamentare të 25 prillit të ardhshëm, ndërsa porosia e Ramës ishte kryesisht për shërbimet e qytetarëve. Rama u ka kërkuar drejtuesve socialistë në qarqe që vëmendja e tyre të jetë te qytetarët, duke iu shërbyer sa më mirë të jetë e mundshme.

Mësohet se në mbledhje ka marrë pjesë edhe Ardian Çela, administrator i përgjithshëm i OSHEE. Merret vesh se është pikërsht Çela ai që është caktuar nga Rama si drejtues politik i qarkut Durrës për zgjedhjet e 2021.

Çela u përfol si një nga njerëzit për të qenë kandidat për postin e kryebashkiakut të Durrësit.  Çela ka mbajtur detyrën e nenkryetarit të Bashkisë, përpara se të thirrej nga Rama në postin e administratorit të OSHEE.

Ardian Çela ka paraqitur gjatë mbledhjes dhe problematikat që ka qyteti bregdetar.

Kjo është mbledhja e dytë për ditën e sotme pasi paradite u zhvillua dhe një mbledhje tjetër ku pjesë e saj ishin dhe përfaqësuesit e qarqeve së bashku me grupin parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy