Klosi: Drejtësia po vepron shumë fort! Kushti i vetëm për Presidentin e ri, të mos mbajë krah politik

Klosi: Drejtësia po vepron shumë fort! Kushti i vetëm për Presidentin e ri, të mos mbajë krah politik

Deputeti socialist Blendi Klosi thotë se mënyra se si sillet politika dhe si reagon për çështje të caktuara është shumë e rëndësishme për jetën e vendit.

Lidhur me deklaratat e fundit të Kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, ai tha se Partia Socialiste e mbështet reformën në drejtësie e bindur se kjo është në të mirën e qytetarëve shqiptarë.

Për studione e lajmeve të MCN TV, Klosi tha se reforma në drejtësi e ka transformuar në një mënyrë apo në një tjetër raportin e politikës me drejtësinë.

Kemi drejtësi të pavarur, shembull kuptimplotë se drejtësia nuk ka asnjë kontroll nga politika. Nuk dua të jap fjalën e fundit por ngjarjet janë të atilla sa gjyqësori është i tillë sa mund të veprojë ndaj titullarëve më të lartë të shtetit. Akuza nga opozita ka pafund. Mënyra se si sillen politika dhe lidershipi karshi ngjarjeve, kjo bën diferencën e madhe.

Ne nuk penguam drejtësinë që të merrte nën hetim apo gjykim të gjithë funksionarët, pavarësisht nivelit. Kur kundërshtarët tanë ishin në pushtet, nuk kishte shans t’iu afroheshe funksionarëve. Si gjithë filozofia jonë jemi vite dritë larg nga kundërshtarët tanë politikë. Më pak se një vit nga sot, janë zgjedhjet e ardhshme lokale, që fjalët që ne themi përkthehen në pasqyrën e votës.

Kemi ngjarje të cilat hetohen që mund të jenë gabime administrative apo ngjarje që marrin dënim, ka ngjarje. Të gjitha këto që bëhen qoftë institucionet e drejtësisë, KLSH, Avokati i Popullit, institucionet kontrolluese, janë institucione që përpiqen të pengojnë një zyrtar që mos bëjë një veprim jo të rregullt administrativ.

Tani këto institucione veprojnë dhe kushdo që firmos duhet të mendohet mirë, se firma e tij do të hetohet. Është atakim i padrejtë që çdo firmë që hidhet është korrupsion. Fakti që thashë ka ngjarje, deri sa është jetë administrative ka ngjarje se s’bën. Por drejtësia po vepron shumë fort.

Ndër të tjera deputeti socialist shtoi se Kryeministri u shpreh qartë se mazhoranca është në mbështetje të kësaj reforme, duke u shprehur se Edi Rama është nga politikanët më të kujdesshëm për fjalët që thotë dhe në asnjë rast nuk arrin të kap ndonjë gabim.

Sipas tij, mbështetja për organet e drejtësisë dhe SPAK, është një nga prioritetet e PS.

Rama thotë se nuk mund të ketë hetim vetëm në një krah, ndërkohë që ka raste. Ajo çfarë kërkohet është që SPAK të ketë një hetim 360 gradë në hetime dhe Rama përsëri i dha dje mbështetje organeve të drejtësisë.

Nuk pranon që të ndikojë dhe as të ndikojë. Qasja që ka mazhoranca është mbështetja e plotë ndaj SPAK dhe pa pasur ndikime nga politika. Do të duam shumë që SPAK të jetë sa më i pavarur.

Nga ana tjetër ai mohoi që Edi Rama të ketë kërkuar që Ilir Meta të hetohet.

Klosi tha se Ilir Meta është një President për të cilin ai ka votuar ashtu si dhe gjithë anëtarët e PS, por foli për një raport të vështirë, i cili nuk arriti që të gjente gjuhën e përbashkët.

Gjithë komentet për gjuhën e Presidentit po ju vjen fundi. Për pak ditë zgjidhet Presidenti i ri. Presidenti i ri duhet të jetë person që të vetmin kusht të mos jetë pjesë e grupimeve politike, të mos mbajë krahë politik.

Për të qenë përfaqësuesi më i lartë i vendit. Raundi i parë, i dytë dhe i tretë kërkojnë një votë konsensuale, një votë e cila që në 2007 kur u kërkua, u manipuluan votat në parlament dhe në fund PD në raundin e katërt tërhoqi 6 vota nga PS, që një pjesë e tyre nuk janë më në politikë. Ajo që nuk duam të bëjmë është që të shkojmë në një votim një krahësh. Ndaj po bëjmë negociata. Do ishte shumë mirë të kishte 84 vota.

Për mua pak rëndësi ka emri se sa mënyra si zgjidhet, kur të veshi kostumin e Presidentit, të jetë koheziv për të gjithë krahët e politikës. Çdo gjë është lënë në çastin e fundit, këto negociatat e fillimit janë për të ngrohur palët. Në pjesën e parë të negociatave ndodh pozicionimi i palëve, ku secila palë të kuptoj pozicionin e vetë.

Ditët kalojnë, të hënën kemi votimin e parë, do ishte mirë të dilte tymi i bardhë që në raundin e parë. Do ishte shumë mirë për vendin. Jemi aty, presim që të gjejmë konsensus me opozitën, duke mos u përpjekur të themi që i kemi votat, ajo që po trumbetohet nga çdonjëri nga PS, President konsensual për të mirën e palëve.

Klosi tha gjithashtu se vota e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit, ndodhi pas zgjedhjeve të kaluara ku zyra e Presidentit u përfshi shumë në fushatë me deklarata që nuk duhet të kishin ndodhur.

Do të ishte shumë mirë që Presidenti i ri të kuptojë që në atë zyrë nuk mund të bëhet politikë partiake. Është njeriu i fundit mes nesh që duhet të flasë për gjëra partiake.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy