Të paktën 100 karabinierë janë angazhuar në një operacion policor që ka çuar në zbulimin e një familjeje shqiptare që merrej me trafikimin e kokainës nga Holanda në Itali.
Mediat italiane bëjnë të ditur se grupi është zbuluar nga policia e Firences.
Nëntë urdhra arresti janë lëshuar për ekzektuim në provincat e Firences, Lukës, Pratos dhe Napolit.
Grupi i trafikut të drogës drejtohej nga një familje shqiptare me banim në Firence. Droga trafikohej nga Holanda dhe nëpërmjet Zvicrës mbërrinte në Itali.



