Mohammed Hasouri, komandant i ushtrisë së Assadit dyshohet të jetë piloti i cili kreu sulmin me gaz helmues në siri ku mbetën të paktën 90 persona të pajetë midis tyre edhe fëmijë. Ai është fotografuar nga një deputet sirian teksa i jep dorën gjeneralit Ali Abdullah ku dhe e përgëzonte për sulmin e kryer me sukses.



