14 Gusht 1989/ Përkujtohet vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

14 Gusht 1989/ Përkujtohet vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

Më 14 gusht 1989, Nënë Tereza vizitoi për herë të parë Shqipërinë, vendin e saj të lindjes, pas një varg kërkesash të refuzuara. Edhe pse nuk ishte mirëpritur për vite me radhë, ajo nuk e ndali përpjekjen për të vizituar atdheun dhe për të nderuar varret e nënës dhe motrës, të cilat nuk mundi t’i vizitonte gjatë jetës së tyre. 

Gjatë qëndrimit të saj, Nënë Tereza theksoi dëshirën për të sjellë motrat e Misionit të Bamirësisë në Shqipëri për të ofruar kujdes shpirtëror dhe shëndetësor për të moshuarit dhe të vetmuarit, por kjo kërkesë u refuzua, me argumentin se struktura shtetërore e arsimit dhe kujdesit për të moshuarit e kryenin këtë mision falas.

Në një intervistë për televizionin shtetëror shqiptar, kur u pyet për përshtypjet e saj nga vizita, Nënë Tereza u shpreh: “Nuk kam ditur më parë çka ka qenë Shqipëria dhe nuk jam në gjendje të bëj një krahasim dhe të jap ndonjë përshtypje”. 

Pas vizitës, ajo i dërgoi një letër presidentit Ramiz Alia, kërkesës për hapjen e një shtëpie për Misionaret e Bamirësisë në Tiranë, por përgjigja vonoi.

Në vitin 1990, Nënë Tereza u bë shtetase shqiptare, duke shprehur një lidhje të fortë me atdheun e saj, dhe më vonë, në vitin 1997, shqiptarët do të krenoheshin me çmimin Nobel për Paqen që ajo kishte fituar në vitin 1979.

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që njihej në mbarë botën si Nënë Tereza, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup. Ajo ishte fëmija i tretë i Nikollë Bojaxhiut, një shqiptar nga Mirdita, dhe Drane Barnajt nga Gjakova. 

Mësimet e para i mori në vendlindje dhe kishte një pasion të theksuar për mësuesinë, muzikën dhe poezinë. 

Më 26 shtator 1928, Nënë Tereza u nis për të filluar misionin e saj në shërbim të të pamundurve, duke lënë pas Shkupin, nënën dhe motrën e saj.

Ajo u vendos në Kalkutë të Indisë, ku fillimisht punoi si mësuese dhe më pas drejtoi një shkollë për vajza. Përkushtimi i saj ndaj të varfërve dhe të sëmurëve e çoi në themelimin e urdhrin "Misionaret e Dashurisë" në vitin 1951, i cili u angazhua për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Puna e saj e palodhur përfshinte kujdesin për mijëra fëmijë, të sëmurë dhe të moshuar, duke u bërë një figurë ndërkombëtare e dashurisë dhe humanizmit.

Në vitet e fundit të jetës, Nënë Tereza u vlerësua për shërbimin e saj me Çmimin Nobel për Paqen, duke u bërë simbol i bamirësisë dhe përkushtimit ndaj të varfërve dhe të braktisurve.

Vizita e dytë e Nënë Terezës në Shqipëri u zhvillua 1-5 dhjetor 1990.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy