Lekli: Vetë mosha i çon adoleshentët te krimet, rolin kryesor në edukimin e tyre e ka familja

Lekli: Vetë mosha i çon adoleshentët te krimet, rolin kryesor në edukimin e tyre e ka familja

Nga studio e emisionit ‘Stay Tuned’, psikologia Marsela Lekli ka komentuar lidhur edhe me krimet e ndodhura ditët e fundit mes adoleshentëve. Ajo tha se për të tilla ngjarje shkaku kryesor duhet të kërkohet te roli dhe edukata familjare dhe jo te psikologu i shkollës.

Në këtë rast nuk mund të themi se është faji psikologut, mësuesi kujdestar apo të tjerë dhe për mua edukata dhe roli kryesor është familja, dhe nëse ne kemi dështuar si prindër atëherë nuk mund ta kërkojmë atë as te shkolla, as psikologu. Nëse ti nuk kontrollon dot fëmijën që lëviz me thikë me vete atëherë ke dështuar ti i pari si prind. Së dyti vetë mosha është ajo që i çon adoleshentët tek krimet. Ka shumë faktorë, normalisht janë në fashën e zhvillimit, teknologjia ka avancuar më shumë në bazë të moshës që kanë, pra janë në fazën e moshës që kryesisht djemtë duan të bëjnë atë të fortin sepse adoleshnetët përveç moshës delikate duan përkujdesje shumë të madhe nga familja, shkolla, mesuesi kujdestar por dhe shoqëria, familja duhet ta ketë gjithë kohës në mbikëqyrje fëmijën se më kë ai shoqërohet, duhet të futemi te bota e fëmijëve për ti orientuar, prandaj për mua e para është familja.

E pyetur se sa kanë ndikuar rrjetet sociale tek këta të rinj dhe a duhen marrë masa, Lekli tha se masat e para është që rrjetet sociale duhet ti kenë kur të jenë në moshë të pjekur për të kuptuar dhe se për çfarë u shërbejnë ato.

Normalisht impakti që jepet nga këto rrjete sociale, veçanërisht tiktok që të jep çdo gjë pa filtra, bëhet e vështirë sepse në momentin që fëmija ka një tel në dorë ti s ekontrollon dot se çfarë ai sheh aty. Duhet të rriten me kulturën që mosha që kanë nuk është e duhura për të pasur rrjete sociale, por fokusimi duhet të jetë te mësimet. Po shohim që pjesa më e madhe e të rinjve kanë ambicie për të pasur shumë ndjekës në rrjete sociale, jetojnë për tu dukur tek të tjerët dhe jo për të studiuar, kjo të çon në këtë degradim. Monitorimi është pak e vështirë, por familja mund ta bëjë shumë më mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy