Sunak shkarkon Suella Braverman pas debatit për rolin e policisë në protestat pro Palestinës

Sunak shkarkon Suella Braverman pas debatit për rolin e policisë në protestat pro Palestinës

Rishi Sunak shkarkoi sot Sekretaren e Brendshme Suella Braverman, pas një debati të ashpër mbi policimin e një marshimi pro-palestinez në rrugët e Londrës.

Braverman publikoi një artikull në "Times" javën e kaluar  duke akuzuar policinë se i trajton protestuesit pro-palestinezë në mënyrë më të favorshme se sa turmat e përbëra nga nacionalistët dhe e djathta ekstreme. 

Artikulli nuk u aprovua nga ekipi i Sunak në Downing Street.

Një zyrtar tha: "Rishi Sunak i ka kërkuar Suella Braverman të largohet nga qeveria dhe ajo ka pranuar."

Braverman është një figurë popullore në radhët e Partisë Konservatore, dhe pritet të garojë për lidere të partisë, nëse kjo forcë politike do të pësojë humbje nën udhëheqjen e Sunak në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.

Pas largimit të Braverman Sunak duhet të zgjedhë një ministër të Brendshëm të ri dhe të riorganizojë kabinetin e tij. 

Shkarkimi i saj vjen pas skenave të dhunshme në Londër të shtunën. Kundërprotestuesit e ekstremit të djathtë që zotoheshin se do të mbronin memorialet e luftës nga demonstrimi pro-palestinez u përleshën me policinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy