
Sot mbërrijnë në Shqipëri 38 mijë e 400 vaksina të Astrazeneca. Mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozat e para të këtyre vaksinave, ndërkohë që nuk është sqaruar nëse injektimi do të kryhet edhe tek mosha e tretë.
Ndërkohë, pothuajse në të gjithë Europën është vendosur pezullim i përkohshëm i përdorimit të vaksinave të Astrazeneca.



