Grekët arrestohen nga policia me 70 kg kanabis shqiptar në Janinë

Grekët arrestohen nga policia me 70 kg kanabis shqiptar në Janinë

Dy shtetas grekë janë arrestuar për transportimin e një sasie kanabisi që ishte sjellë nga Shqipëria.

Policia ndaloi në vendin e quajtur Vunoplagia, në aksin rrugën Igumenicë-Janinë, automjetin ku ndodheshin dy persona të moshës 50 dhe 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, në brendësi dhe në karrocerinë e furgonit u gjetën gjithsej katër çanta të mëdha me kanabis. Pesha e drogës ishte 69,7 kilogramë.

Policia po heton për zbardhjen e itinerarit të ngarkesës së drogës, ndërsa dy të arrestuarit do të dalin para prokurorit të Janinës, që do t’iu komunikojë akuzat dhe normalisht, masën e paraburgimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy