Kume: Basha po bën negociata për Reformën zgjedhore. Gjiknuri e Alibeaj diskutojnë në restorante për këtë çështje

Kume: Basha po bën negociata për Reformën zgjedhore. Gjiknuri e Alibeaj diskutojnë në restorante për këtë çështje

Seanca e djeshme e Kuvendit u përcoll me bllokim nga ana e opozitës pas faktit të moslejimit të opozitës për të ngritur komisione hetimore për punën e qeverisë.

Lidhur me këtë fakt, gazetari i politikës, Mariglen Kume, tha në emisionin “MCN liveë”, se politikisht dhe ligjërisht nga ana e mazhorancë u bllokohet opozitës e drejta e krijimit të Komisioneve Hetimore.

Normalisht që ka kaos dhe në momentin që ti politikisht si mazhorancë vepron në një mënyrë që nuk lejon krijimin e komisioneve dhe ia mohon të drejtën që ja jep kushtetuta. Politikisht ke një grup që është më i madhe opozitar dhe si mundesh ta marrësh për bazë një grup tjetër që ka 10 deputet duke lënë këtë grup opozitar që është më i madh.

Sipas Kumes, opozita tjetër, ajo e grupimit Basha po bën negociata për Reformën zgjedhore, për të cilën ai tha se ka fakte që Damian Gjiknuri e Enkeljed Alibeaj po diskutojnë në restorante për këtë çështje.

Grupi i Bashës po bën negociata por mund ta quash edhe pazare për çështjen e reformës zgjedhore. Si një grup i vogël që e konsiderojnë veten tani kërkojnë një reformë zgjedhore me një rajon. Pra që ato 10-100 mijë vota që kanë ti maksimizojnë me më shumë mandate, sepse në kombëtare mund të krijojnë 10 mandate deputetësh.

Ajo që me dyshoj që janë pazare është fakti se kur kanë negociata, shkojnë grupe ekipesh për të negociuar. Pra një grup nga ai i Bashes dhe një grup nga mazhornaca.

Kemi parë ditët e fundit që nuk ka gruptakimesh por takohet Alibeja dhe Gjiknuri nëpër restorante, për reformën zgjedhore.

Kam indicie që janë këto takime për këtë lloj , mund të ketë qenë edhe tema tjera, por ndër to është edhe ajo e reformë zgjedhore.

Burimet që unë ka kanë qenë se janë takuar për çështjen e reformës zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy