
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për marrjen e thjeshtuar të shtetësisë ruse për të miturit ukrainas që janë jetimë ose të mbetur pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara.
Një fakt i tillë raportohet nga Ukrainska Pravda, duke cituar një dokument të publikuar nga agjencia ruse Ria Novosti .
Procedura mund të inicohet nga kujdestarët e fëmijëve ukrainas që janë shtetas të Federatës Ruse, Ukrainës ose banues në rajonet e Donetsk dhe Luhansk.
Gjithashtu shtetësia për të miturin mund të aplikohet nga kreu i Organizatës për Jetimët dhe Fëmijët e mbetur pa përkujdesje prindërore në territoret e pushtuara, në Zaporizhzhia ose në rajonin Kherson, nëse fëmija vendoset nën mbikëqyrje në atë organizatë, ose nga autoriteti kryesor i kujdestarisë që vepron si kujdestar ose kujdestar i fëmijës.
Qysh nga nisja e luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, janë vrarë me mijëra civilë dhe rreth 260 fëmijë.



