
Gjykata e Krimeve të Rënda në një seancë maratonë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 39 personat e akuzuar për trafikimin e klandestinëve në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Për këtë çështje, në total u lëshuan 51 urdher arreste nga të cilat u ekzekutuan 39 ndërsa 12 të dyshuar janë endë në kërkim policor.
Mes të ndaluarve janë edhe 4 policë, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar.
Hetimi i nisur në 2017 është iniciuar nga agjencitë amerikane, ndërkohë që më tej çdo veprim tjetër është gjurmuar nga prokurori i kësaj dosjeje Eugen Beci dhe si edhe nga policia e shtetit.
Përmes falsifikimit, rrjeti i trafikantëve ndërkombëtarë që në përbërje ka shtetas shqiptarë dhe të huaj, ka trafikuar mbi një mijë shtetas.
Të arrestuar:
1.Ardian CORRI, 47 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.
2.Luan QYRKU, 60 vjeç, banues në Tiranë.
3.Eno MUÇOLLARI, 57 vjeç, banues në Tiranë.
4.Ardian GURAKUQI, 58 vjeç, lindur në Elbasan e banues në Tiranë.
5.Zaim HYSENBELLIU, 57 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë.
6.Arben KAJAÇI, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
7.Genci OSMANAJ, 49 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
8.Oltjan SERANI, 33 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë.
9.Tanush PRENGA, 48 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Laç.
10.Liri MUÇOLLARI, 55 vjeçe, lindur në Çorovodë e banuese në Tiranë.
11.Fuat ZAIMI, 51 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë.
12.Nikolin PRISKA, 49 vjeç, banues në Tiranë.
13.Ylber RAMA, 44 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë.
14.Haki TARJA, 50 vjeç banues në Tiranë.
15.Bedri BENDAJ, 55 vjeç, lindur në Berat, e banues Tiranë.
16.Erenik AVDYLI, 30 vjeç banues në Tiranë.
17.Nik BUSHI, 65 vjeç, lindur e banues në Shkodër
18.Kolë VUSHAJ, 49 vjeç, banues në Malësi të Madhe.
19.Besnik VUÇAJ, 49 vjeç, lindur në Shkodër, por rezident në Irlandë.
20.Alfred KALAJ, 32 vjeç, banues në Malësinë e Madhe.
21.Mhill ZEFI, 42 vjeç, banues në Shkodër.
22.Nosh VOLAJ, 45 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
23.Prel GJELAJ, 54 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
24.Sokol DULI, 49 vjeç, banues në Lezhë.
25.Euglen DUSHKU, 32 vjeç, banues në Lezhë.
26.Leonora DUSHKU, 33 vjeçe, banuese në Lezhë.
27.Roza FRROKU, 40 vjeçe, lindur në Fier e banuese në Lezhë.
28.Blerim BRAHIMI, 36 vjeç, banues në Lezhë.
29.Luigj SHTINJA, 52 vjeç, banues në Kurbin.
30.Esat CAKONI, 52 vjeç, banues në Kurbin.
31.Fatos MUJA, 48 vjeç, banues në Kukës
32.Kreshnik MUJA, 35 vjeç, banues në Kukës.
33.Artur KARAJ, 43 vjeç, banues në Krujë.
34.Kristian Zallinaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
35.Mensur Selami, 53 vjeç, lindur e banues në Dubrovë – Peshkopi.
36. Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
37.Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
38.Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
39. Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme është ndaluar edhe një tjetër polic, pasi akuzohet se dekonspiroi aksionin. Sipas policisë së shtetit, trafikantët perdornin tri itineraret për emigrantët. Intenerari i parë ishte Shqipëri- Itali – Francë- Meksikë, SHBA. Intenerari i dyte Shqipëri – Mali i Zi-Serbi- Gjermani-Spanjë, dhe pas arritjes në Spanjë, për të shkuar në SHBA rruga e parë ishte përmes Meksikës, rruga e dytë nga Kosta Rika me destinacion Amerikën.
Nga Spanja ata trafikoheshin klandestinët direkt për në Angli ndërsa për të arritur në Kanada përdoreshin dy rrugë, direkt ose përmes Panamasë ose nga republika domenikane.



