Zyrtarja e BE-së bën thirrje për bllokim të Kosovës në BE pas arrestimit të gylenistëve

Zyrtarja e BE-së bën thirrje për bllokim të Kosovës në BE pas arrestimit të gylenistëve

Arrestimi i gjashtë shtetasve turq në Kosovë dhe ekstradimi i tyre në Turqi ku akuzohen nga pushtetit i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka shkaktuar reagime të forta në qarqet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

I fundit është reagimi i Rebecca Harms, zëdhënëse e Punëve të Jashtme dhe eksperte mbi Turqinë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian. Ajo i ka bërë thirrje BE-së që t’u japë azil politik dhe mbrojtje anëtarëve të Lëvizjes Gylen.

“BE-ja duhet të sigurohet që shtetet anëtarë të BE-së të reagojnë të bashkuara duke u ofruar azil politik gylenistëve dhe të sigurohet që brenda BE-së të mos jenë shtetet që janë me Turqinë e Erdoganit”, ka shkruar Rebecca Harms në një letër dërguar Federica Mogherini, nënkryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për punë të jashtme, siguri  e politikë, dhe Johannes Hahn, komisioner për politikat e fqinjësisë së BE dhe negociatat e zgjerimit.

Një koment të tillë zyrtarja e lartë e BE-së e bëri teksa e shpërndau një opinion të publicistit dhe gazetarit të njohur Nate Schenkkan në “Washington Post” që e cilësonte arrestimin e gylenistëve si sukses të “gjuetisë së Erdoganit dhe dorëzim të Kosovës para tij”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy