10 shkurti është caktuar si Dita Ndërkombëtare e perimeve farore, si fasulet apo thjerrëzat. Shqipëria, sipas të dhënave të Eurostat renditet si një ndër vendet me prodhimin më të lartë të këtyre produkteve në Europë.
Por çfarë mund të themi më konkretisht për kultivimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore në vendin tonë? Sa i përmbushin këto produkte standardet evropiane dhe nga ana tjetër si ndikon shteti dhe strukturat përkatëse në kultivimin ose jo të tyre?



