
Përplasja mes Kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropali ka hyrë në një fazë të tensionuar, pas kritikave publike të ish-ministres ndaj mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste.
Lidhur me këtë debat, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analistët Preç Zogaj dhe Ermir Gjinishi shprehën qëndrime të kundërta.
Zogaj u shpreh se nuk duhet konsideruar hipokrizi fakti që një figurë politike reflekton dhe kritikon pas një periudhe brenda sistemit.
Ajo ka qenë pjesë e një formacioni politik dhe vjen një moment që reflekton, shikon dhe flet.Kjo nuk e bën hipokrite.
Bëjmë një krahasim historik me Liri Belishova, pse ajo që ka qenë anëtare e Byrosë politike dhe është konfrontuar me Enver Hoxhen, ajo qenka hipokrite? Këtë po thua?
Ndërkohë, Gjinishi mbajti një qëndrim kritik ndaj Spiropalit, duke e cilësuar atë si hipokrite për faktin se, sipas tij, ka heshtur për një kohë të gjatë.
Në këtë rast Spiropali është hipokrite, sepse ka heshtur për gjithçka që ka bërë Rama dhe vetëm pasi u largua nga ekzekutivi mori rolin e kritikes.
Spiropali ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Ramës, ka qenë si “violinë e parë” në mbrojtje të tij, ndërsa tani ka ndryshuar qëndrim.



