Shehi: Zgjedhja e Bashës, mes shumë gabimeve që bëri PD

Shehi: Zgjedhja e Bashës, mes shumë gabimeve që bëri PD

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, tha se kryetari Basha nuk ka më moral të qëndrojë në krye të PD-së. Ai e shpjegoi rënien e PD-së me një sërë arsyesh që nisin nga humbja e zgjedhjeve të 2013-s.

Erdhëm nga një eksperiencë e 2013. Humbëm edhe për elementë të qeverisjes. Nuk pati reflektim. Shumë gjëra të bukura janë bërë, por janë bërë edhe të tjera. Nuk ka debat, debati ka mbaruar. Nuk ka dialektikë të brendshme PD. Fatkeqësisht, mes këtyre gabimeve është edhe zgjedhja e gabuar e personazhit, që përgjatë viteve tregoi se nuk e mbushte atë karrige. Kjo u certifikua në shumë vite. ne e kemi thënë që ky njeri është gabim, që në 2017. Zotëria pati mundësinë të provohej. Kjo e fundit i vuri kapakun. Tani edhe sikur t’i luten të rrijë, ai duhet të thotë jo. Justifikimi se po ika unë, vjen Berisha, nuk pi ujë më. Berisha ka ardhur. Ky zotëria duhet të iki, por në mënyrë normale. Jo me gurë e me shkallë, por siç largohen njerëzit në Europë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy