Çështja Çoba dhe titulli kampion, presidenti Xhaferi: Humbja me Egnatian nuk kapërdihet

Çështja Çoba dhe titulli kampion, presidenti Xhaferi: Humbja me Egnatian nuk kapërdihet

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, duke folur për MCN TV në emisionin “Skaner”, foli për humbjen e fundit ndaj Egnatias me rezultatin 3-0, për të cilën tha se nuk kapërdihet, por shtoi se është bërë një analizë e thellë për të ardhmen.

Xhaferi sqaroi edhe çështjen e Mehdi Çobës, i cili në ndeshjen e fundit kishte një përplasje me një tifoz.

I pyetur për titullin, numri 1 i shkodranëve, deklaroi se është herët për të folur për këtë, por shtoi se është një objektiv i kuqebluve.

Humbja me Egnatian? Është një proces, kemi bërë një analizë shumë të thellë. Loja ishte një lojë që nuk përtypej, nëse me Erzenin morëm parametra, i fillimi i kampionatit, apo edhe moskolaudimi i grupit. Ndeshja me Rrogozhinën nuk kalohej. Analiza ishte e thellë, me qëllimin që skuadra të rikthehet te fitorja. Ne mundohemi të luajmë sa më pastër dhe sa më drejt dhe mundohemi t’i pranojmë të tre rezultatet, por mënyra si e humbëm ndeshjen, lë për të dëshiruar. Shpresoj të kemi një ringritje dhe motivim, dhe Vllaznia të vazhdojë drejt objektivave. Është shumë herët për të folur për titull. Vllaznia është gjithnjë pretendente, duke parë emrin që ka. Çdo ndeshje të merret me shumë seriozitet. Nuk i mungon asgjë skuadrës. Jemi munduar të plotësojmë gjithçka.

Çështje Çoba? Unë kam folur edhe me disa tifozë dhe me lojtarin dhe me sa kam unë informacion, ka pasur një përplasje mes Çobës dhe një tifozi. Madje mesa më kanë thënë, kanë edhe njohje familjare me njëri-tjetrin. Kemi folur me lojtarin dhe kemi thënë që në këto situata duhet të dalim me kokën ulur, sidomos në këto rezultate që kanë të papranueshëm për ne. Tifozi është i shenjtë. Është një çështje individuale, që i përket një tifozi.

Ne duam që titullin ta marrim në Shkodër, për këtë po punojmë. Futbolli prandaj është i bukur, sepse i ka të gjitha rezultatet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy