Policia Kufitare u vjen në ndihmë dhe shpëton 4 persona në Ishujt e Ksamilit.
Rreth orës 17:00, një person me inicialet K.Sh, ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare , se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon, me 3 persona të tjerë, dhe mjetit nuk i funksiononin pedalet pasi i ishin bllokuar.
Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare në Ksamil me mjetin lundrues ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme.
K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare janë këshilluar që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim, raporton Tv Klan.



