KRITIKAT/ Koka për Beqajn: Jo humane djegia e mbetjeve spitalore; Vangjel Dako nuk pranon të paguajë për plehrat

KRITIKAT/ Koka për Beqajn: Jo humane djegia e mbetjeve spitalore; Vangjel Dako nuk pranon të paguajë për plehrat

“Shqetësimi që unë dua të ndaj qoftë me shoqërinë civile e deputetët , është pikërisht ajo për të cilën nuk flet sot njeri janë mbetjet spitalore që ne vetë gjenerojmë. Gjithë kjo zhurmë sot mund të bëhej fare mirë për 8 mijë tonë mbetje spitalore/vit që ne gjenerojmë e trajtimin e tyre”, tha dje ministri Koka në fjalën e mbajtur në Kuvend, duke shigjetuar ministrinë e Shëndetësisë, që drejtohet nga Ilir Beqaj  Më tej, Koka tha se “është johumane djegia e tyre dhe kërkon angazhim të gjithë strukturave shtetërore”.

Duke folur për mënyrën e trajtimit të mbetjeve Koka tha se ka disa mënyra, ku njëra janë landfillet, që  në fakt, janë të kufizuara në kohëzgjatjen e tyre.  “Shqipëria nuk e ka luksin të zaptoje toka të tëra dhe të bëjë projekte me nje afat kaq të shkurtër. Landfilli i Bushatit që krenohemi ende sot, por është drejt fundit të ciklit të jetës së tij. Unë e shoh si problematike”, tha Koka. Më tej, Koka kritikoi Bashkinë e Durrësit që nuk sistemon plehrat e qytetit.  “Absolutisht se kam paragjykuar as sot nuk e paragjykoj. Cdo formë për trajtim mbetjesh unë e mirëpres. Studimi i fizibilitetit e projekti detyronin Bashkinë Durrës të paguante 25 euro/tonë mbetje. Ndodhemi sot para nje fakti të dëmshëm për këtë qeveri pasi Bashkia Durrës nuk pranon ta bëjë këtë pagesë. Mos të neglizhojmë që është një studim i paguar nga Qeveria i bërë nga IFC dhe sot ai projektvendim rri në Kryeministri dhe nuk bëhet efektiv”, tha Koka në drejtim të bashkosh së drejtuar nga Vangjel Dako. Nga ana tjetër, Koka përshëndeti Elbasanin dhe Fierin, që po ndërtojnë impiant me PPP me koston zero për cdo ton mbetje, që sipas tij e ka 80 vjet afatin e përdorimit..

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy