Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kërkuar nga Prokuroria që të nisë procedimin ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri, i cili u kap me armë zjarri gjatë protestës së opozitës, ditën e hënë.
Balla e quajti të turpshëm qëndrimin e PD-së për këtë ngjarje, e cila po mbron politikisht deputetin, ndërsa i kërkoi kësaj force politike që të përjashtojë deputetin nga rradhët e veta ashtu siç ka vepruar PS-ja në të tilla raste. Për Ballën Strazimiri ka shkelur ligjin prandaj ai duhet të arrestohet.



