Firmat kineze në listën e zezë/ “Boomberg”: Biden ka thyer rekordin e Trump-it

Firmat kineze në listën e zezë/ “Boomberg”: Biden ka thyer rekordin e Trump-it

Shtëpia e Bardhë ka futur në listën e zezë më shumë entitete dhe individë kinezë nën administratën e Joe Biden sesa gjatë presidencës së Donald Trump, pasi mosmarrëveshja e gjatë tregtare midis dy vendeve vazhdon të përshkallëzohet, raportoi Bloomberg të premten.

Departamenti Amerikan i Tregtisë shtoi tetë kompani kineze në listën e zezë të eksporteve në shkurt, duke bërë që Biden të kalojë rekordin e Trump-it. 

Gjashtë të tjera u shtuan këtë javë, duke e çuar numrin e objektivave të rinj nën administratën aktuale në 319. Rreth 306 subjekte u futën në listën e zezë nga departamenti gjatë presidencës së Trump.

Lufta tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë është përshkallëzuar që nga viti 2018, kur Trump filloi të vendoste tarifa masive për mallrat kineze të importuara nga SHBA gjatë mandatit të tij në detyrë. Udhëheqësi republikan i justifikoi masat duke akuzuar Pekinin për adoptim të praktikave të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale.

Biden ka vazhduar qëndrimin e ashpër për tregtinë me Kinën. Ai jo vetëm që la në fuqi tarifat e vendosura nga paraardhësi i tij, por gjithashtu rriti presionin, duke u fokusuar në kufizimet që bllokojnë aksesin në inovacione, përfshirë ato në sektorin e inteligjencës artificiale.

Autoritetet kineze kanë dënuar politikat e Uashingtonit, duke i quajtur kufizimet një përpjekje për të penguar zhvillimin e ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Në fillim të kësaj jave, zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Tregtisë He Yadong tha se kontrollet e eksporteve të vendosura nga SHBA-ja janë “shtrëngim tipik ekonomik dhe sjellje e njëanshme diskriminuese”. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy