Një pedagoge e Universitetit të Vlorës është pezulluar nga detyra pas akuzave të korrupsion.
Dorina Mino, pedagogia e lëndës së Sistemeve Operative, pranë universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, i jepte provimet studentëve të saj kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për çdo të tillë.
Mino kishte “rekrutuar” edhe sekserë, për të mbledhur paratë e provimeve. Rasti u zbulua fakë një videoje të realizuar me kamera të fshehtë, që u transmetua mbrëmë në emisionin investigativ “Stop” në TV KLAN.



