Gjoba shqiptarëve që festuan fitoren e Zvicrës, Hasani: Policia veproi në mënyrë selektive

Gjoba shqiptarëve që festuan fitoren e Zvicrës, Hasani: Policia veproi në mënyrë selektive

Gjatë festimeve të shqiptarëve për fitoren e Zvicrës përballë Serbisë në Kumanovë, një pjesë e madhe e protestuesve janë gjobitur.

Në studion e lajmeve përmes Skype-it, Arsim Hasani, kryetar i ASH në Kumanovë, tha se shqiptarët janë gjobitur me vlera që arrijnë në 250 euro, një masë ndëshkuese që sipas tij është selektive dhe shkel barazinë e qytetarëve shqiptarë me ata maqedonas.

Dhjetëra qytetarë janë gjobitur për kundravajtje në qarkullim. Gjobat kapin shifra 280-250 euro. Në Kumanovë ka pasur edhe raste të tjera, kur është festuar, por nuk ka pasur reagim të tillë nga ana e policisë.

Nga ky shqetësim ne reaguam sepse e drejtë e çdo qytetari është të protestojë. Policia ka obligimin që të kujdeset për qarkullimin, duke u mundësuar qytetarëve festën.

Çështja e trafikut është ndoshta e arsyeshme. Nëse gjatë festimeve jemi të bindur se asnjë prej qytetarëve nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Hasani tha se ky nuk është rasti i parë që penalizohen shqiptarët. 

ëllimi është se disa ditë më parë, në një lagje të Kumanovës të banuar me shqiptarë, kishim një sulm me maska dhe mes të maskuarve ishte edhe një pjesëtar i policisë. Pjesëtarin e policisë në sulm e kanë përmendur, por në shkresën drejtuar prokurorisë nuk kanë përmendur maskat e gjësendet e forta.

Kishte edhe një rast ku klubi Bashkimi zhvilloi një ndeshje në Shkup, ku u sulmuan nga grupe huliganësh.  

Ne kërkojmë që shteti të jetë i barabartë dhe të mos veprojë në mënyrë selektive.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy