Përdhunuan 10 gra, ekzekutohen tre burra në Iran

Përdhunuan 10 gra, ekzekutohen tre burra në Iran

Tre burra, të shpallur fajtorë për drogë dhe përdhunimin e rreth 10 grave në fund të vitit 2021 në një sallon bukurie, u ekzekutuan ditën e sotme, njoftoi gjyqësori i Iranit. “Ata u varën në burgun e Bandar Abbas këtë mëngjes”, tha Moztaba Ghahramani, kreu i gjyqësorit të provincës Hormozgan në Iranin jugor, raportoi Mizan Online. Njëri nga të ekzekutuarit, i cili ishte asistent doktor, joshi shtatë viktima përmes “reklamave false” në të cilat pretendonte se ofronte shërbime të kirurgjisë estetike, zbuloi Mizan Online. Më pas i nënshtroi ndaj anestezisë dhe i përdhunoi. Dy burrat e tjerë, infermierë, u dënuan gjithashtu për përdhunim. Irani ekzekutoi 582 persona vitin e kaluar, më shumë se çdo vend tjetër në botë përveç Kinës, sipas disa grupeve joqeveritare të të drejtave të njeriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy