Majko reagon për foton e të birit me dy gishta lart: Kërkon ndjesë dhe merr përgjegjësinë si prind

Majko reagon për foton e të birit me dy gishta lart: Kërkon ndjesë dhe merr përgjegjësinë si prind

Deputeti i PS-­së, Pandeli Majko ka reaguar për herë të parë për foton e të birit të tij, i cili u shfaq sot me dy gishta lart sikur ishte në krah të protestës së opozitës. 

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Majko sqaron se kjo fotografi është keqinterpretuar nga disa portale, të cilat janë shprehur se djali i tij i është bashkuar protestës së PD.

Socialisti shkruan se fotoja është bërë nga pedagogia e djalit dhe se është keqinterpretuar. 

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.  Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.  Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt.” shkruan Majko.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy